Shkup, janë gjobitur 65 vozitës për shpejtësi

Shkup, 9 gushtNë rajonin e Shkupit dje kanë ndodhur tetë aksidente rrugore, prej të cilave në katër janë lënduar më lehtë pesë persona. Në katër të tjerat është konfirmuar vetëm dëm material.

Policia e trafikut gjatë ditës së djeshme ka gjobitur 65 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Katërmbëdhjetë shoferë janë përjashtuar nga trafiku, prej të cilëve  një për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikim të alkoolit, ndërsa 13 kanë drejtuar automjetin para se ta marrin të drejtën e drejtimit për të. Janë hasur edhe 18 automjete të paregjistruara të cilat gjithashtu janë përjashtuar nga trafiku.

Janë ndërmarrë masa ndaj 24 shoferëve  për mosmbajtjen e rripit të sigurisë, kundër 18 shoferëve për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre shoferë për parakalim të parregullt dhe për mosdhënie përparësi të kalimit dhe kundër tetë personave për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motoçikletës. Një shofer është gjobitur sepse ka kaluar në dritë të kuqe në udhëkryq.

Për parkim të parregullt janë lëshuar 77 gjoba, ndërsa automjeti special “karrotrec” ka larguar 57 automjete.