Shkup, gjobë restorantit që nuk respektoi masat kundër Kovid-19

22

Prokuroria Themelore Publike Shkup kërkoi nga Gjykata Penale të ndëshkojë një objekt hotilerie për shkak mosrespektimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit. Njëherit, gjatë kryerjes së kontrollit mes masave nuk është ruajtur distanca e paraparë dhe në të njëjtën tavolinë janë ulur persona që nuk janë anëtarë të së njëjtës familje.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup njofton sot se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore Penale Shkup Propozim për lëshim të urdhërpagesës penale kundër një personi fizik – menaxher dhe një person juridik – objekt hotilerik, për veprën penale “mosrespektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” sipas nenit 206 të Kodi Penal.

Prokuroria i propozoi Gjykatës që menaxherit të personit juridik t’i shqiptohet gjobë në shumë prej 100 gjobave ditore dhe vlera e një gjobë ditore të përcaktohet në shumën 20 euro në kundërvlerë në denarë, ndërsa personit juridik i ishte propozuar gjobë në vlerë prej 100,000.00 denarë.

Comments are closed.