Shkup, 15 mars – Dy të mitur kanë sjellë një foshnjë të porsalindur në stacionon policor në Bit Pazar. Ata kanë pohuar se foshnja është braktisur nga prindërit, bëjnë të ditur nga policia.
Sipas njoftimit policor, tre ditë më parë, rreth orës 23.55 në stacionin policor Bit Pazar, kanë ardhur dy të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeçare të cilët kanë sjellë foshnjën e lindur më 04.03.2018, e cila nuk ka qenë e evidentuar në Librin amë e të porsalindurve.
Ata kanë deklaruar se foshnja është braktisur nga prindërit M.Sh dhe K.N.
Nga ana e zyrtarit policor është kryer bisedë me prindërit, ndërsa foshnja është dërguar në Qendrën për punë sociale në Shkup.
Policia po punon në dokumentimin e ngjarjes dhe kundër prindërve do të ngritët kallëzim penal adekuat.