Shkup, 26 shtator – Ekipet e Qytetit të Shkupit kanë filluar ndërtimin e bulevardit “Bosnja dhe Hercegovina”, që lidh bulevardin “Sllovenija” me rrugën “Brigada maqedono-kosovare” deri tek udhëkryqet me rrugën Butelska dhe Kemal Sejfulla. Në fillimin e punimeve morri pjesë edhe kreu i Shkupit, Petre Shilegov dhe ai i Butelit, Velimir Smillevski, shkruan Koha
“Qyteti i Shkupit edhe me një investim infrastrukturor në pjesë të qytetit ku shumica e qytetarëve janë shqiptarë. Bëhet fjalë për bulevardin “Bosna i Hercegovina” i cili gjendet në afërsi të Gjimnazit “Zef Lush Marku” dhe rrugë ne te cilën investimi i fundit është bërë para 40 viteve”, ka shkruar zëdhënësi i Qytetit të Shkupit Valon Saliu në Facebook.