Shkup, dy nxënës preken nga zgjebja (zhuga)

Shkup, 28 mars – Nga momenti kur u shpërndanë informacione se në shkollën fillore “Vlado Tasevki” në Kozle janë dy nxënës të sëmurë nga zgjeb (zhuga), prindërit i ka kapluar panika, njofton KOHA.

Kurir shkruan se Ministria për Arsim dhe Shkencë e kanë vërtetuar lajmin.

Bëhet fjalë për dy fëmijë nga e njëjta familje. Pas raportimit të rastit, menjëherë ekipi i Qendrës së Shëndetit Publik doli në terren dhe bëri një kontroll te fëmijët e kësaj klase. U konstatua se përveç këtyre dy fëmijëve, nuk kishte raste të tjera.