Shkup, 28 shtator – Shfrytëzuesit në komunën Qendër të hënën dhe të martën nga ora 9:00 është e mundur të kenë ndërprerje të vogla në furnizimin me ujë për shkak të pastrimit dhe klorimit të ujit në rezervoarin Vodno, që do ta realizojë një ekip i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup.
Siç informoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza të qytetit të Shkupit, pastrimi dhe klorimi gjatë dy ditëve do të fillojë nga ora 9:00, ndërsa ndërprerjet në furnizimin me ujë do të zgjasin deri në përfundimin e punëve.