Shkup, 26 tetor – Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro energjetik gjatë ditës shumë vendbanime do të mbeten pa rrymë, informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit. Nga ora 9 deri në orën 15 pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit e rrugëve ‘Pellagonija’, “Bërsjacka Buna” dhe “Zletovska”, të Komunës së Shuto Orizarës. Gjithashtu nga ora 9 deri në orën 15 pa rrymë mbeten banorët e fshatit Gllumovë të Komunës së Sarajit. Nga mesdita deri në orën 14 pa rrymë mbeten pjesë e banorëve të lagjes Aerodrom.