Shkup, 2 shtator – Risi në vitin e ri shkollor do të jetë transporti falas i gjithë nxënësve nëpër shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit, pavarësisht se sa afër/larg banojnë nga shkolla ku mësojnë, tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit, informon Koha. “Deri tan transportin pa pagesë e kanë shfrytëzuar rreth 20.000 nxënës të shkollave të mesme që jetojnë rreth 2.5 kilometra më larg se shkolla ku kanë ndjekur mësimet. Nga ky vit shkollor, transport falas do të mund të shfrytëzojnë plus 2 mijë nxënës tjetër, përkatësisht të gjithë nxënësit pa përjashtim”, tha Shilegov. Mjetet shtesë për transportin falas të nxënësve janë siguruar nga buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2018.