Shkup, 7 janar – Dy perosna nga Bullgaria mesnatën e së dielës janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vjedhje, njofton Koha.
“Më 6 janar të vitit 2019 në orën 23 e 30 minuta në Shkup në bulevardin “Ardhat Partizane” për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje” sipas nenit 235 të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë, janë arrestuar A.M.D. (32 vjeç) dhe E.S.K. (28 vjeç), që të dy nga Republika e Bullgarisë”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Dy të arrestuarit janë mbajtur në Stacionin Policor në Qendër për procedurat e mëtejme. (Koha.mk)