Shkup, 17 janar – Trembëdhjetë aksidente rrugore kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Sipas evidencës së SPB Shkup, në pesë aksidente lëndime më të lehta trupore kanë marrë 10 persona, ndërsa në tetë janë shkaktuar dëme materiale. Dje nga ana e policisë së trafikut, janë sanksionuar pesë shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, pesë shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentë shofer, gjegjësisht të paregjistruar, tre shoferë kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme, si dhe nëntë shoferë të cilët nuk u janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe detyrimeve të shfaqura me shenjat e vendosura në trafik. Janë sanksionuar edhe 40 shoferë të automjeteve të parkuara jo në rregull. Me automjetin special “karrotrec” janë larguar 54 automjete.