Në rajonin e Shkupit gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 11 fatkeqësi komunikacioni në dy prej të cilave më rëndë janë lënduar një vozitës i një automjeti udhëtimi, një bashkëudhëtar dhe një motoçiklist, ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë një vozitës i një automjeti udhëtimi.
Në pesë fatkeqësi komuniakcioni më lehtë janë lënduar gjashtë persona, ndërsa në katër fatkeqësi komunikacioni është shkaktuar vetëm dëm material.
Gjatë ditës së djeshme policia zbuloi 18 vozitës të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë, dy vozitës janë përjashtuar nga komuniakcioni sepse kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, katër kanë kaluar në dritë të kuqe, përkatësisht nuk kanë dhënë përparësi kalimi automjeteve në zonë udh[kryqi, përderisa 19 vozitës kanë drejtuar automjetin me patent shoferi të skaduar apo pa të.
Me ndihmën e automjetit të posaçëm janë mënjanuar 24 automjete. Sektori për preventivë së bashku me “Njësinë shkollore të komunikacionit” sot do të ndërmarrin masa preventive nga fusha e komuniakcionit në rajonin e komunës Qendër, më saktë në bulevardin “Koço Racin” para SHF “Dimitar Milladinov” dhe në rrugën “11 Tetori” në afërsi të Spitlait të Qytetit.