Shkrimtari Ismail Kadare rikthim pas 20 vitesh në Vlorë: Qyteti shumë më i bukur se atëherë

105

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ishte sot në një takim me të rinjtë e qytetit të Vlorës, për të folur për librin “Kohë për rrëfim”.

Shkrimtari Kadare rikthehet në qytetin bregdetar pas 20 vitesh, ku shprehet se ajo që i bi më shumë në sy janë ndryshimet e shumta që ka pësuar Vlora, duke u bërë me e bukur seç ka qenë dhe dashuria për letërsinë që ka ky vend.

“Vlorën e gjej si një qytet që e kam njohur në rini, në adoleshencë. Qytet shumë i dashur për letërsinë, ne shkrimtarëve na ftonte me shumë dashuri. Sigurisht është bërë shumë më i bukur se atëherë. Ka ruajtur gjithçka të mirë, ka kultivuar gjithçka të përjetshme dhe çdo shkrimtar është vërtetë i lumtur kur gjen këtu një dashuri të tillë për letërsinë”, tha Kadare./atsh/