Shkrimtaret e njohura kosovare do të bëhen bashkë të enjten më 5 qershor në manifestimin unik artistik e letrar “Gratë për Gjergjin” ku do të lexojnë poezitë e tyre.
Ky manifestim organizohet në kuadër të shënimit të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën patronatin e Zyrës së Sekretariatit të Qeverisë së Kosovës .
“Gratë për Gjergjin” organizohet nga shkrimtaret: Dije Demiri-Frangu dhe Ilire Zajmi dhe mbahet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.