Letra e botuar në “Harper’s Magazine” është nënshkruar nga më shumë se 150 shkrimtarë, akademikë dhe artistë. Ajo shpalos mënyra për të “mposhtur idetë e këqija përmes shpërfaqjes, argumentit dhe bindjes”, por kritikët akuzojnë autorët për mendësi cenzuruese
(The Guardian) – JK Rowling, Salman Rushdie dhe Margaret Atwood, janë në mesin e nënshkruesve të një letre të hapur që tërheq vërejtjen se përhapja e “cenzurës” po çon drejt “jotolerancës ndaj pikëpamjeve ndryshe” dhe “modës për poshtërim publik e ostracizëm”.
Rowling, bindjet e të cilës mbi të drejtat e transgjinorëve së fundmi kanë bërë që një numër adhuruesish të Harry Potterit të distancohen prej saj, ka thënë se ishte krenare të “nënshkruajë këtë letër në mbrojtje të principit fundamental të shoqërisë liberale: debati i hapur dhe liria e mendimit dhe të shprehurit”, transmeton Koha DITORE.
Rowling e ka krahasuar klimën e sotme me vitet e McCarthyt, për të shtuar: “Që të citojmë të rrallën Lillian Hellman: ‘Unë nuk mund dhe nuk do të pres ndërgjegjen për t’iu përshtatur modave të këtij viti’”.