Jegunoc, 15 janar – Është i madh interesimi i komunave rurale për hapje të zyreve rajonale të Qendrave për punë sociale, që njëherit do të thotë rritje e punësimeve në këtë sferë si dhe zhvillim dhe avancim i reformave të projektuara sociale, theksoi Sanella Shkrijelj, zëvendësministrja plotësuese në Jegunoc. Secila sferë në shtet ka paraqitur interesim duke pasur parasysh nevojat e qytetarëve për qasje më të madhe drejt këtyre shërbimeve.
“Patëm fazën e parë për shprehje të interesimit, diku rreth 60 komuna të cilat paraqitën interesim. Tani në rrjedhë është faza e dytë. Do të sigurojmë mbështetje teknike për komunat për përgatitje të projekteve. Afati për aplikim është deri më 30 prill, në mënyrë që të kemi kohë të përgatisin projekte të qëndrueshme. Mjetet janë siguruar. Ne dëshirojmë dhe është qëllim i yni, secila komunë të hapë shërbim social në pajtim me nevojat e popullatës lokale. Qëllim i Ministrisë është që në çdo komunë të vendit tonë të ketë zyre lokale dhe prandaj arrihet memorandum për bashkëpunim mes MPPS, komunës dhe Qendrës për punë sociale. Me disa komuna harmonizohemi për hapësirë dhe të ngjashme. Përfundimisht, secila zyre do të ketë qendrën e vet për punë sociale. Fokusi është në komunat rurale edhe në hapjen edhe lidhur me kopshtet e këtyre qendrave për punë sociale sepse me të vërtetë gjatë kohë ishin lënë pas dore. Në këtë rajon, secila komunë e dytë do të ketë zyre. Të tilla do të ketë në Zhelinë, Bogovinë, Bërvenicë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë dhe vende të tjera”, tha Sanella Shkrijelj.
Ajo potencoi se hapja e zyreve, do të thotë edhe punësime të reja.
“Plani ynë është që zyret lokale për fillim të kenë ekip prej dy personash, sepse këtu do të jetë administrimi i të drejtave. Me zhvillimin e shërbimeve, varësisht nga vetë shërbimi, nëse do të jetë ndihmë edhe për kujdes në shtëpi apo asistencë personale, varësisht nga shërbimi, qasje të tillë do të ketë ndaj punësimeve. Paralelisht investojmë në zhvillimin e shërbimeve dhe serviseve afër qytetarëve. Për momentin kemi të hapur konkurs që të gjitha komunat të aplikojnë me propozime për zhvillim të serviseve. Për të njejtën gjë kemi siguruar 10,8 milionë euro së bashku me Bankën botërore dhe në atë drejtim u bëjmë thirrje të gjitha komunave të aplikojnë”, tha Shkrijelj.