Shkup, 6 janar – Zëvendës ministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale Sanella Shkrijel sot i vizitoi fëmijët nga ish shtëpia e kujdesit “11 Tetori”, të cilët tani jetojnë në disa shtëpi të vogla grupore në Shkup.
Me rastin e festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, Shkrijel, informojnë nga MPPS, fëmijëve u ka dhuruar pako dhe ju dëshiroi fëmijëri pa brenga, të plotësuar me dashuri, sukses dhe buzëqeshje.
“Kujdesi për fëmijët të grupeve të vogla nëpër shtëpitë e kujdesit vazhdon edhe në kohën e qeverisë teknike dhe nuk do të lejohet bllokimi i dhe shkatërrimi i procesit të deinstitucionalizimit, që po tregohet i suksesshëm. Nuk ka më fëmijë në institucione. Për çdo fëmijë ka shtëpi të kujdesit të ngrohtë, kujdes të veçantë dhe dashur, sepse fëmijët janë më të rëndësishmit në botë. Ato janë pasuria jonë pa çmim. E ardhmja jonë”, tha zëvendës ministrja Shkrijel.