Shkrepi foto të lojtarëve pa maska, shkarkohet menjëherë fotografi i skuadrës

32

16 të infektuar me COVID-19, Flamengo ka marrë lajmin e keq menjëherë pas ndeshjes së zhvilluar për Copa Libertadores në Ekuador ndaj Barcelona de Guayaquil me rezultatin 1-2, ku pjesa më e madhe e grupit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Sikur të mos mjaftonte kjo ishte fotografi i ekipit që e ndërlikoi akoma më shumë situatën. Ai shkrepi një foto të lojtarëve në avion pas fitores, të cilët ishin të gjithë pa maska. Kaq mjaftoi që fotoja të bënte xhiron e internetit, ku në qendër të kritikave u vendos klubi brazilian. I menjëhershëm ishte reagimi i Flamengos, pasi drejtuesit e klubit e shkarkuan menjëherë fotografin. Bëhet fjalë për Matheus Grangeiro, i cili tashmë nuk më pjesë e skuadrës.

“Në 10 vite punë në futboll dhe në 26 vite jetë ata nuk më kanë bërë asnjëherë diçka të tillë. Gjithsesi i falënderoj për mundësinë e dhënë”, ishin fjalët e fotografit në “Instagram”. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me sfidën Palmerias-Flamengo që ishte në program dje (e diel) për kampionat, do të shtyhet apo Flamengo do të zbresë në fushë me të rinjtë.

 

Comments are closed.