Joseph Blatter dha një intervistë për BBC, në të cilën shpjegoi marrëdhënien e tij me presidentin aktual të FIFA-s, Giovanni Infantino. Zvicerani bëri të qartë se ka marrëdhënie të këqija me patriotin e tij, të cilin nuk hezitoi për ta sulmuar: “Unë e kam humbur respektin për të”. Ai shpjegoi, gjithashtu, makthin që pësoi në nëntor të vitit 2015, me krizën e FIFA-s, kur mendoi se do të vdiste. “Kur ka ndodhur kriza në FIFA mendova se çdo gjë kishte shpërthyer kundër meje, u ndjeva i varfër dhe nuk mund ta besoni se si të gjitha gjërat u rrëzuan në nëntor 2015. Shkova në Visp, në varrezat familjes, duke folur me prindërit e mi të vdekur. Mendova se do të vdisja, ndaj jam shtruar në një spital në Cyrih.”. Sikurse dihet, Gianni Infantino u zgjodh me vota pasardhësi i tij në krye të FIFA-s. Për të, Blatter ka pak konsideratë: “I mungon personaliteti. Pasi u zgjodh në postin që mban, ai erdhi në shtëpinë time dhe pimë një shishe verë të kuqe “Picamos”. Unë i dhashë një listë me gjërat që duhet t’u kushtojë vëmendje dhe më premtoi se do t’i kishte parasysh. Por kjo nuk ka ndodhur. Ai nuk më ka bërë më qoftë edhe një thirrje telefonike. As nuk i është përgjigjur email-it tim. Ne flasim vetëm nëpërmjet avokatëve”.