Një turist australian në Bali u trondit kur vuri re shenja të mëdha të kuqe në kurriz pasi kishte bërë “një masazh relaksues”. Candise dhe Mattheë Raison, nga Paringa, Australia, kishin qenë me pushime për gjashtë ditë, kur vendosën të kërkonin një masazh “go jek” – një shërbim në shtëpi – sepse ata ishin “tepër të lodhur për të dalë jashtë”.
Kur erdhi radha e burrit të saj, masazhuesi e pyeti nëse donte të “nxirrte jashtë dragoin e kuq”. Candise mendonte se po bënte shaka dhe më pas u përgjigj: “Unë nuk e di se çfarë po thua, por burri im do ta provojë diçka të tillë. Kështu që bëje”. Pas kësaj, masazhuesi nisi që gdhendë trupin e bashkëshortit të saj me një monedhë, duke i thënë se të nesërmen atij do t’i shfaqej një “dragua i kuq”.
Ky lloj trajtimi quhet ‘gua sha’ dhe ka për qëllim çlirimin e papastërtive nga indet e muskujve. Dhe me të vërtetë, të nesërmen, në kurriz zotit Raison, iu shfaqën njolla të mëdha të kuqe, që shkonin nga maja e qafës deri tek stomaku. Megjithatë, çiftit i pëlqeu masazhi i veçantë. Gruaja e tij thotë se trajtimi ka bërë mrekulli për dhimbjen kronike të bashkëshortit të saj: “Që atëherë unë nuk e kam dëgjuar që ai të ankohet më! Shenjat nuk i krijuan probleme të lëkurës dhe pesë ditë pas masazhit, z. Raison u kthye pothuajse në normalitet. Shenjat janë ende të lehta por pothuajse nuk ekzistojnë”, tha ajo.