Një grua australiane u kafshua nga një gjarpër në tualet. Helen Richards, 59 vjeçe, u kafshua të martën e kaluar në banesën e një të afërmi në Brisbane. Ajo mori plagë të vogla nga pitoni 1.5 metra i gjatë. Në Australi është e zakonshme të gjesh gjarpërinj që kërkojnë ujë në tualete gjatë motit të nxehtë.
Zonja Richards i tha medias lokale se ajo kishte ndjerë një të pickuar. “U hodh tek pantallonat e mia që ishin pishtë dhe pasi bëri një vështrim rreth e rrotull, u hodh përsëri në WC”, tha ajo për gazetën The Courier Mail. Richards i trajtoi shenjat e kafshimit me një antiseptik, duke i përshkruar këta lloje pitonësh si relativisht të padëmshëm.