Një baba humbi të dyja këmbët, pasi gripi i tij sezonal rezultoi se në fakt ishte sepsis. James Mackey nga Bracknell në Berkshire u dërgua në spital pasi u sëmur në Tetor, me atë që fillimisht besohej se ishte një grip sezonal. Ai u shtrua me urgjencë, por pas 2 javësh në kurim intensiv, mjekët dalluan se këmbët e tij ishin të infektuara. Ata thanë se nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse t’ia prisnin ato të dyja. 30-vjeçari James, baba i 3 fëmijëve i cili ka pasion çiklizmin, po kërkon tashmë të mbledhë para për t’u pajisur me proteza, në mënyrë që të rikthehet sërish në këmbë dhe të luajë sërish me fëmijët e tij. Familja e tij kërkon gjithashtu që të ndërgjegjësojë të tjerët për sepsis, një gjendje e rrezikshme që e bën trupin të dëmtojë indet dhe organet e tij dhe që është e padallueshme derisa është tepër vonë.
Shkon në spital me grip e kthehet pa këmbë
Leave a comment