Shkon në 73 numri i të vdekurve në Beirut, rreth 3000 të lënduar

130

Shpërthimi i fuqishëm që ka goditur Beirutin sot ka marrë jetën e 73 personave deri më tani.

Derisa sipas raportimeve të medieve të njohura para dy orëve ishin rreth 25 viktima, tani në Beirut janë konfirmuar 73 sosh.

Gjithashtu, ministri i brendshëm libanez ka njoftuar se rreth 3000 persona kanë mbetur të plagosur.

Lidhur me shkakun e shpërthimit ende nuk ka version zyrtar të autoriteteve të brendshme, por dyshimet e para janë se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një depo të fishekzjarrëve.

Comments are closed.