Raportohet se numri i viktimave nga tërmeti tragjik në Shqipëri ka arritur në 7. Viktima e fundit mësohet të jenë nxjerrë nga nga shembja e vilës Palma në Golem.
Para pak çastesh një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e pallatit të rrëzuar në Thumanë. Bëhet fjalë për trupin e një gruaje, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur. Dy viktimat e tjera janë në Durrës dhe Kurbin.
Në të gjithë vendin, në Tiranë, Durrës dhe Krujë, sipas të dhënave paraprake 150 qytetarë po marrin shërbim në spitale. Ekipet mjekësore aktualisht është në gjendje gatishmërie të plotë si në Tiranë, Durrës dhe gjithë Shqipërinë.