Numri i të vdekurve si pasojë e shpërthimit të një kamioni, në fundjavë, në Mogadishu është rritur në 276, dhe 300 të tjerë janë plagosur, njoftoi sot qeveria somaleze. Autoritetet kanë kryer djegien e të paktën 111 trupave, sipas deklaratës së qeverisë. Sipas medias lokale, një kamikaz është hedhur në erë me një kamion pranë një zone shumë të populluar në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, ditën e shtunë. Ky është një nga sulmet më vdekjeprurës në historinë e vendit.