Të premten më 25 shtator në Korçë të Shqipërisë, pranë Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë të Universitetit “Fan Noli”, në bashkëpunim me Klubin letrar “Bota e Re” u bë prezantimi i katër profileve letrare të autorëve nga Kumanova, Fatos Rushiti, Sunaj Raimi, Sevdail Demiri dhe Selajdin Shabani.
Në një ambient të hapur, para studentëve të letërsisë, pedagogëve, rektorit Prof.Dr. Dhimitër Bello, shkrimtarëve nga Korça, Pogradeci dhe Elbasani, dhe shumë dashamirëve tjerë, poezitë e autorëve kumanovarë u lexuan nga aktorë të njohur të Shqipërisë Klaudeta dhe Petrika Riza, poetet Gerta Bandilli dhe Katerina Çifligu si dhe nga studentë të letërisë.
Një potencial poetik dhe një shkollë në vete letrare, kështu u cilësua krijimtaria poetike e poetëve kumanovarë nga dekania e Fakultetit të Filologjisë dhe studiuesja e njohur Jonela Spaho.
“Të lexoja librin me poezi dashurie të titulluar “Kurorë” të zotit e Fatos Rushiti dhe jam befasuar nga potenciali poetik i jashtëzakonshëm, nga shprehësia emocionale dhe lirshmëria me të cilën çelet shpirti poetik në këtë poezi. Dhe padyshim që për poetët tanë në Korçë dhe më gjerë poezia e këtyre poetëve është një shkollë në vete letrare dhe më vjen mirë që ky aktivitet sot bëhet jo vetëm para drejtuesve të Universitetit por dhe pedagogëve, para shkrimtarëve të Klubit “Bota e Re” dhe studentëve të letërsisë të cilët do të kenë një dritare të re, një emocion të ri për këtë poezi kaq të mrekullueshme’, tha para të pranishmëve Prof. Dr. Jonela Spaho.
Nikoqiri tjetër i këtj aktiviteti, kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re”, Prof. Dr Eris Rusi tha se njohja me poetët nga Kumanova është një njohje surprizuese që do të forcojë lidhjet e bashkëpunmit dhe komunikimit.
“Unë kam besimin që letërisa që po promovojmë sot është një letërsie që mund të konsiderohet si një lloj pasqyre ku ne e shohim të reflektuar njeriun në lirinë e tij, ku inati dhe mbetja janë të zëvendësuara me bekimet e një shqipe të embël dhe të pastër që e bëjnë interesante jetën e secilit prej nesh. Zemra që është e ushqyer me këtë lloj letërsie nuk është më e ngushtë dhe e kërrusur por afrohet dhe kërkon zemra të tjera”, tha mes tjerash Eris Rusi.
Nga ana tjetër kryetari i Klubit të Shkrimtarëve Jehona e Karadakut Dr.Fatos Rushiti, shfrytëzoi rastin që në kuadër të këtij aktiviteti letrar t’ia dorëzojë Plaketën për Çmimin e parë “Fadil Bekteshi”, poetit të njohur nga Shqipëria Skënder Rusi, çmim i ky i fituar gjatë Manifestimit letrar“Takimeve Poetike të Kardakut të mbajtur në qershor të ketj viti në Komunën e Likovës për të 29-ën herë me radhë. Para të publikut artëdashës korçar Fatos Rushiti tha se ne shqiptarët e kemi kaluar më fazën idealiste, fazën e dashurisë së atdhet dhe dashurisë ndaj njëri tjetrit. Siç vuri theksin ai tani ësshtë koha për manifestime profesionale që do të vinin në pah vlerat tona krijuese si shqiptar para kombeve tjera.
Fatos Rushiti bëri të ditur dhe lidhjen e një marrëveshje bashkëpunimi mes dy klubeve, atij “Jehona e Karadakut” nga Kumanova dhe “Bota e re” nga Korça.
“Letë të jetë kjo një uvertyrë, një premisë e një bashkpunumi mes dy klubeve që do të vazhdoj me aktivietete tjera të përbashkëta letrare, me botime dhe aktivitete tjera kulturore mes krijuesve të këtyre dy qyteteve ku jetojnë dhe frymojnë shqiptarët” tha Fatos Rushiti. Siç kumtuan drejtuesit e dy klubeve, në Pranverë të vitit të ardhshlm para artdashësve në Maqedoni do të bëhet prezantimi i katër profileve letrare nga poetë të njohur nga Korça.
Leximi i poezisë kumanovare u bë nën shoqërimin me kitarë të kantautorit nga Korça Maksi Kulla i cili interpretoi disa dhe disa këngë duke e berë atmosferën muzikore më të ngrohtë. Një shfaqje mbresëlënëse muzikore pati dhe poeti dhe Profesori i njohur Universitar Sunaj Raimi me disa nga hitet e këngës rok nga Kumanova.
Ndryshe poetet nga Kumanova bashkë me poetët korçar bënjë një vizitë në Qyetin historik të Voskopojës dhe vizitë me miqtë poetë në qytetin e Pogradecit në shtatoren e poetit të madh shqiptar Lazgush Poradeci.(INA)