Gjithnjë e më shumë nxënësit e shkollave të mesme gjatë këtyre tre viteve të fundit kanë pyetur dhe kanë kërkuar ndihmë nga ana e psikologëve, duke dashur të kujdeset për shëndetin e tyre mendor
Remzije BILALLI
Shkup, 20 dhjetor – Gjithsej 32.9 për qind e nxënësve të shkollave të mesme në Shkup janë dërguar tek psikologët e shkollës për shkak jo-disiplinës, ndërsa 15 për qind për shkak numrit të madh të mungesave që kishin. Kështu të paktën tregojnë të dhënat nga hulumtimi “Perceptimi i shëndetit mendor tek nxënësit e shkollave të mesme në Shkup”, i cili është kryer nga Shoqata e Qytetarëve “Të rinjtë munden” gjatë kësaj pranvere.
Siç theksuan nga shoqata e Qytetarëve “Të rinjtë munden “, të dhënat nga hulumtimi ishin frymëzim për panel diskutimin “Unë do t’ju dërgoj tek një psikolog! -Dënim, kërcënim ose mbështetja”.
Qëllimi i kësaj ngjarje ishte stimulimi i një diskutimi mbi rolin e psikologëve në shkollorë në kujdesin e shëndetit mendor për nxënësit, për paraqitjen e rezultateve nga hulumtimi për perceptimin e nxënësve të shkollave të mesme për shëndetin mendor, si dhe rezultatet e programit për edukim të moshatarëve për shëndetin mendore, thuhet në deklaratë.
Gordana Blazhevska Spirodonova, psikologe nga Shkolla Mesme “Nikolla Karev” në Shkup në fjalimin e saj theksoi se gjithnjë e më shumë nxënësit e shkollave të mesme gjatë këtyre tre viteve të fundit kanë pyetur dhe kanë kërkuar ndihmë nga ana e psikologëve, duke dashur të kujdeset për shëndetin e tyre mendor.
Nga ana tjetër Shoqata e qytetarëve “Rinia Mundet” informuan se është përgatitur një Doracak për moshatarët sa i përket edukimit në shëndetin mendor i cili është në dispozicion në formë elektronike, tani për tani vetëm në gjuhën maqedonase. Mund të shihet në Uebfaqen e “Të rinjtë munden” dhe ka për qëllim vetëm të rinjtë që kanë marrë trajnime të duhura për edukimin e moshatarëve. Hulumtimi “Perceptimi i shëndetit mendor midis nxënësve të shkollave të mesme në Shkup”, si dhe programi i edukimit të shëndetit mendor, janë pjesë e projektit një vjeçar “You(th) can do it better!“ të cilën “Të Rinjtë Munden” e kanë implementuar në vitin 2019 me mbështetjen e fondacionit më të madh gjerman për rininë “Schuler Helfen Leben”. (koha.mk)