Hong Kong, 13 shkurt – Shkollat në Hong Kong do të mbyllen deri më 16 mars, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në qytet.
Sekretari i Qytetit për Arsim, Kelvin Xheung deklaroi se nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk do të kthehen në shkolla nga pushimet dimërore së paku deri nga mesi i muajit mars.
Vendimin e mori Këshilli i ekspertëve shëndetësorë.
Viti shkollor duhej të fillonte më 17 shkurt, por pushimi dimëror u vazhdua deri më 2 mars.
Në Hong Kong një person ka vdekur si pasojë e koronavirtusit.