Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ka njoftuar se punëtorët teknik të shkollave në Prishtinë Gjergj Sfishta, Asim Vokshi, Pjeter Bogdani, Dardania, Naim Frashëri, Ismail Qemali që nga sot janë në grevë. Sipas Sindikatës, arsyeja është pasi që 70 punëtorë nuk i kanë marrë pagat e muajit shtator. Fajtor për këtë është Qeveria pasi që kjo nuk ia ka alokuar mjetet Komunës së Prishtinës.