Shkup, 16 qershor – Interesimi për regjistrim në shkollat e mesme profesionale në ditën e tretë të afatit të parë mbetet i ulët. TVM 2 ishte në Shkollat e Mesme Dimitar Vllahov dhe Marija Kiri Skllodovska, shkolla që kanë përshtatur profilet sipas nevojave të tregut të punës. Floktar, teknik për përkujdesje kozmetike, teknik i ushqimit janë profilet që ofrohen në sh.m Dimitar Vllahov, por përveç paraleles së floktarisë, në drejtimet tjera ka ende ka vende të lira.
“32 kandidat ka pasur në paraqitjen e parë, kurse dy profile tjera estet për për kujdes të duarve dhe këmbëve dhe teknik për përkujdesje kozmetike janë me interes më të ulët edhe këtë vit shkollor.”, tha Xhejlan Aliu, Ndihmësdrejtore në sh.m “Dimitar Vllahov”.
Nxënësit që do të regjistrohen në drejtimin teknik i ushqimit do të përfitojnë edhe bursë nga MASH, për këtë profil ka oferta të shumta për punësim.
“Marin 3500 denarë bursë mujore prej Mashit për t’i motivuar nxënësit që të regjstrohen në këtë drejtim dhe pas përfundimit u mundësohet nxënësve të regjistrohen, përveç se në proceset prodhuese prodhimi qumshtit dhe mishit dhe mund të punëshen edhe në institucione ku bëhen analizat e ushqimit, instituti për shëndet publik ose në doganë ku bëhet analizë e ushqimit.”, tha Valbona Kadriu, profesore.
Në Shkollën e mesme Marija Kiri Skllodovska, interesim më i madh është treguar për profilet laborant kimik dhe mjeksor, por ende ka profile me vende të lira.
“Ka vende të lira në drejtimin optikë e syrit, prodhime kimike dhe kozmetike dhe profil trevjeçar teknik mjeksor përkujdesës dhe shpresojmë se në afatin e parë apo të dytin do të plotëshohen.”, tha Blerim Nebiu, ndihmësdrejtor në sh.m Maria Kiri – Skllodovska.
“Memorandumi kyc është që kemi me kompaninë Alkaloid që është një kompani gjigante dhe prej momentin që nxëxnësit tanë përfundojnë shkollimin që ata të kycen dhe të punësohen në Alkaloid.”, tha Fidan Ademi, profesor.
Rezultatet nga afati i parë i regjistrimit do të shpallen të enjten, ndërsa testimi kualifikues në shkollat ku është treguar intesim më i madh do të mbahet më 21 qershor.