Lubjanë, 27 mars – Ministria e Arsimit e Sllovenisë miratoi vendim që kopshtet dhe shkollat, të cilat nuk punojnë për shkak të epidemisë së koronavirusit do të qëndrojnë të mbyllura edhe pas 17 prillit.
Kkëtë për televizionin Sllovenia e konfirmoi zëdhënësi i qeverisë, Jelko Kacin.
“Nëse epidemia zhduket në 14 ditët e ardhshme, atëherë do të fillojmë të mendojmë për kthim gradual të jetës normale, por kopshtet përfundimisht nuk do të jenë në mesin e atyre objekteve që do të hapen së pari,” deklaroi Kacin.
Shkollat dhe kopshtet ishin institucionet e para të cilat në Slloveni u mbyllën pas përhapjes së koronavirusit në vend.(koha.mk)