Identitetet e reja të minorit e të riut sot, pra ai partiak, fetar, abuzues dhe emigrues janë “armiqtë” e shtetit sot e të cilët i ka rreshtuar shteti tuj abuzu me veten, shoqnin! Ku është shpëtimi? Lehtë do konstatoja se qëndron tek krijimi i masës vetëkritike fillimisht, pranimi i fajit dhe përpunimi moral e institucional i pendimit, tek liberalizmi kulturor dhe tek rritja ekonomike!
Nga Adelina MARKU
Kjo javë shënohet nga fillimi i vitit të ri shkollor dhe shumë nga angazhimet tona prindore janë të lidhuna me preokupimet mbi fëmijët e edukimin e tyre. Nuk do shumë analizë e për të konstatu se kemi mbi një dekadë tuj u mërzit për cilësinë e arsimit këtu tek ne dhe kjo brengosje jona e gjatë fatkeqësisht, ka hy në fazën e limbos dhe ka rrezik që të fiket nga pashpresa se diçka mundet me u ndryshu ne këtë drejtim! Nuk është natyra ime as nihilte e as konformiste , biles më vjen rëndë tek shkruaj me këtë dozë shprese të lënduar, ngase po flas me pranim për betejat e humbura të mijat e gjeneratës sime . Pastaj jam në një moshë kur pjekuria më flet se pranimi i realitetit është çlirimi nga shpresa dhe një frikë e re në esencë! Si të çlirohemi nga kjo frikë e re?
Në ndërkohë realiteti tregon se rënia drastike e numrit të të regjistruarve nëpër shkolla fillore , (pothuajse e menjëhershme këto dy tre vitet e fundit), ka bërë që ato të mbyllen . Ishte një lajm ky që e lexova të ketë ndodhur në një fshat të Komunës së Strugës ndërsa më zhyti rëndë në trishtim! Kjo do thotë se edhe një numër i madh i arsimtarëve kanë mbetur pa bukë goje !
Sa kataklizmike mund të duket kjo gjendje ? Paj shumë …, s’kam si e zbus me pritje optimistësh ose mohuesish të realitetit dhe as nuk e kam ndërmend të shënjestroj subjekt politik për këtë gjendje , sepse në kuptimin tim – faji është edhe i subjektit politik e qeverive në vazhdimësi por edhe i yni, si votues vartës, jo aktiv ! Ndoshta më shumë i yni…; me gjasë fillimisht lejuam trivialitetin- dmth jo mjaftueshëm e peshonim situatën që derrogonte cilësinë e arsimit , ndërsa tani jemi në limbo – pra jemi në dimenzionin e një shprese të vakët se gjërat do ndryshojnë disi, pa vepruar e pa u angazhuar vetë . Doemos ky mendim është i dembelit dhe i të papërgjegjshmit, ajo që ne jemi në fakt – si shoqëri! Nuk është gjetje e re të thuhet se gjërat nuk do ndryshojnë pa ndryshuar performansat ekonomike në shtet e para dhe e dyta pa u civilizuar e liberalizuar kuptimi mbi arsimimin modern të fëmijëve tanë ! Mos të harojmë se ende rezistohet me etnonacionalizëm primitiv përdorimi zyrtar e i gjithmabrshëm i gjuhës shqipe në shtet …ose mjafton të kujtojmë se sa e mërzitshme dhe absurde njëkohësisht na u duk tema e sivjetshme se a do përdoret gjuha shqipe në Mbrëmjet Strugane ose jo . Padyshim kësaj here biles as edhe nuk treguam një fije mërzie nëse u përdor ose jo…Ja ky quhet stadium: LIMBO! INDIFERENCË ! Kësi konstatimesh, bashkë unë e ti I/e nderuar lexues/e mund të bëjmë 24 orë rresht…të dy e dijmë se, nga konstatime njeriu nuk bëhet njeri i plotë, pasi mungon aksioni apo! Ikja nga vendi , sot mbetet të jetë akcioni i vetëm i qytetarit në Maqedoni!
Teza ime është se kjo situatë e “pritjes së ndryshimit!’’ është e rrezikshme ; boshllëqet që janë kriju nga mosmenaxhimi i mirë i sistemit arsimor dhe shtresimi i plotëiI korrupcionit material , politik e moral nëpër institucionet arsimore po zëvendësohet nga fenomene radikale e që përhapen masivisht ndër të rinjtë. Këtu do vëmendesha në dy të dukshme sipas mendimit tim , në fenomenin e depresionit tinzar që i ka kapur ata e që gradualisht i radikalizon me shpërthime zhytjesh në përdorim të drogërave të ndryshme por edhe ikjes ne dimenzione mistike të interpetimit të fesë , si shpëtim !
Minori /ja sot e i/e riu(ja) përballen me fenomenin e abuzimit me veten vetë e që vjen si rezultat rrethanor do gjykoja! i/e lënë anash nga kujdesi prindor për shkak të depresionit material në familje, në vazhdimësi i/e stigmatizuar për shkak të përkatësisë etnike ose fetare, i/e zhytur në ideologjinë e trashëguar i/e të qenurit dytësor/e për shtetin , i/e rrethuar nga kontekste politike kryesisht të imputuara , i /e vetëdijshëm/e për fenomenin e korrupcionit që në fëmijëri, i/e preokupuar përditshëm me një lloj komunikimi virtual me Tjetrin Të Panjohurin përmes internetit, i/e servisuar me instant dije nëpër institucionet arsimore, shpesh i/e ndodhur para mësimdhënësit partiak ose profesorit universitar që nuk e ka bërë as edhe një kërkim shkencor e ku më të nxejë dije , etj etje …i riu/e reja sot vetëpjell e krijon mekanizma shpëtuese për veten duke ndërtuar Identitet të pranueshëm per veten e në kërkim përkatësie jashtë shoqërisë e normave. Ku përket ai/ajo? Cili është grupi i ri shpëtues? Në hesapin tim janë katër streha minorësh e të rrinjsh sot:
- Partia si zëvendësim i familjes e shtetit;
- Feja si zëvendësim i familjes e shtetit;
- Droga e abuzimi seksual – si zëvendësimi familjes e shtetit;
- Ikja si zëvendësim i familjes dhe shtetit;
Identitetet e reja të minorit e të riut sot, pra ai partiak, fetar, abuzues dhe emigrues janë “armiqtë” e shtetit sot e të cilët i ka rreshtuar shteti tuj abuzu me veten, shoqnin! Ku është shpëtimi? Lehtë do konstatoja se qëndron tek krijimi i masës vetëkritike fillimisht, pranimi i fajit dhe përpunimi moral e institucional i pendimit, tek liberalizmi kulturor dhe tek rritja ekonomike! Padyshim që kjo është e thjeshtë për t’u konstatuar! Por dorën në zemër, e kam shumë të vështirë të prognozoj se sa resurse dhe kapacitete të sinqerta kanë mbetur mes nesh tanimë e që të riun/të renë sot – t’a bëjë konkurent zhvillimi në vend e jashtë tij! Më duhet të mbetem e rezervuar në optimizëm megjithatë dhe kjo në përkthim është Hapja e Pandorës së dytë pas referendumit në shtet!
Këtë gjë bashkë e dijmë, e ndjejmë dhe e vuajmë… dhe nuk çlirohemi nga frika megjithatë, sepse… s’dijmë si! Zgjodhëm LIMBON!
(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA)