Një shkollë në Texas ka aprovuar një vendim që lejon përdorimin e goditjes me shkop si masë ndëshkuese në vitin e ri akademik. Shkolla private “Three Rivers” ka miratuar sistemin e ri ditën e martë. Përmes këtij vendimi koordinatorët e kampusit apo drejtori lejohen të përdorin shuplakat apo goditjet nëpër trup si masë ndëshkuese, në prezencën e një dëshmitari. Sipas këtij rregulli, dëshmitari duhet të jetë i gjinisë së kundërt me nxënësin që ndëshkohet. Prindërit e fëmijëve që vijojnë mësimet në këtë shkollë, kanë të drejtë të përjashtojnë fëmijët e tyre nga këto masa ndëshkuese.
Shkolla lejon shuplakat si masë ndëshkuese për nxënësit
Leave a comment