Shkup, 29 dhjetor – Ndryshimet e fundit që kanë ndodhur në sistemin arsimor, në vend që ta reformojnë, e kanë rënduar edhe më keq atë. Shkolla si institucion po qëndron çdo herë më larg qëllimit të saj, edukimit dhe arsimimit të nxënësve. Se në çfarë niveli ka rënë shkalla e arsimimit, mjafton të shihen rezultatet jashtëzakonisht të dobëta të nxënësve tanë, edhe atë në mënyrë të përsëritur gjatë testimeve ndërkombëtare. Ndërkaq, për të konstatuar nivelin e edukatës mjafton të bëhet një shëtitje me autobusët urban dhe pa asnjë vështirësi mund të konstatohet se shkolla ka humbur edhe betejën në dimensionin edukativ. Që situata të jetë ende më alarmante, sjelljet e pahijshme të nxënësve janë shpeshtuar edhe në shkollë, si gjatë kohës së pushimit mes orëve ashtu edhe gjatë mësimit. Problemi, sipas psikologëve dhe pedagogëve të shkollave është shumëdimensional… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.