Nëse nxënësit që do të mbarojnë këtë vit shkollën fillore dhe vendosin të regjistrohen ne shkollën e mesme profesionale në “8 shtatori”, nuk do të dëshpërohen sepse në fund të mbarimit të vitit të gjithë do të jenë të punësuar
Zejnulla VESELI
Shkup, 8 prill – Shkolla e mesme profesionale “8 shtatori” në Shkup do të jetë e para në vend e cila të gjithë nxënësit që mbarojnë këtë vit klasën e nëntë të shkollave fillore dhe regjistrohen në këtë shkollë, mund të përfitojnë nga 2000 denarë në muaj, shumë të cilën e sigurojnë kompanitë private me të cilat kjo shkollë e mesme profesionale ka bërë marrëveshje, shkruan gazeta KOHA. Drejtori i shkollës Kenan Hasani thotë se kjo është një mundësi shumë e mirë dhe e fundit që kjo shkollë të vazhdojë të funksionojë përndryshe rrezikon të mbyllet për shkak se nga 900 nxënës që kishte më parë këtë viti shkollor vitin e tretë dhe të katërt do ta përfundojnë rreth 100 nxënës.
“Kjo do të jetë mundësia e fundit për të tërhequr filloristët që të regjistrohen në këtë shkollë profesionale e cila viteve të fundit thuajse po humbet interesi i semimaturantëve të regjistrohen në këtë shkollë. Pengesë e vetme që kaq i dobët është interesimi i semimaturantëve të regjistrohen në këtë shkollë të mesme profesionale është i vetë prindërve sepse nuk dëshirojnë që fëmijët e tyre të ndjekin mësim dhe të bëhen punëtorë të kualifikuar si saldues, teknik i makinerisë, autoteknik të mekatronikës. Mirëpo nuk është vetëm faji i prindërve që nuk kanë dijeni se ekziston shkollë e mesme 2 kilometra larg qendrës. Jam më se i sigurt se dhe vetë ministri i tanishëm i arsimit por edhe ministrat para tij nuk e kanë ditur se ka shkollë të mesme profesionale në Shkup për arsye se deri më sot nuk kemi pasur asnjë përkrahje nga Ministria e Arsimit”, thotë për KOHA, drejtor i Shkollës se Mesme Energjetike Makinerike “8 shtatori”. Sipas Hasanit, shkolla kapacitet për pranimit e rreth 550 nxënës për të gjitha drejtimet profesionale dhe at nga një paralele në gjuhën maqedonase dhe shqipe gjegjësisht 16 paralele nga 34 nxënës apo gjithsejtë 544 nxënës në të dy gjuhët mësimore kurse për momentin mezi bëjmë tre klasa të plota më nxënës shqiptarë.
“Për momentin kemi mbi 100 nxënës shqiptarë që përbejnë vetëm tre paralele të plota që ndjekin vitin e fundit për këtë vit. Kemi fat të mirë se në këtë shkollë japin mësim profesorë profesional që punojnë shumë me nxënësit. Nxënësit përveç që ndjekin mësimin teorik paralelisht ndjekin dhe praktikën si në laboratorët e kësaj shkolle por edhe nëpër kompanitë të cilët kanë nënshkruar memorandume me shkollën që pasi të përfundojnë shkollimit të punësohen nëpër këta kompani”, thotë Hasani.
VENDE TË SIGURTA TË PUNËS PAS PËRFUNDIMIT TË SHKOLLIMIT
Nëse nxënësit që do të mbarojnë këtë vit shkollën fillore dhe vendosin të regjistrohen ne shkollën e mesme profesionale në “8 shtatori”, nuk do të dëshpërohen sepse në fund të mbarimit të vitit të gjithë do të jenë të punësuar.
“Deri tani me përkrahjen e komunës së Gazi Babës kemi hapur 150 vende të punës dhe prej tyre afër 30 nxënës që kanë mbaruar shkollimin tashmë punojnë. Kemi bërë disa kontrata, memorandume me firmat private që pas përfundimit të shkollës përveç që do të kryejnë mësimin praktikë, firmat do të detyrohen t’i pranojnë në punë. Të gjitha firmat që do të kenë nevojë për kuadër profesional dhe kërkojnë t’i punësojnë nxënësit e shkollës “8 shtatori’ nuk do t’ju lejojë nxënësit që do t’i punësojnë t’ju japin paga mujore më pak se 20 mijë denarë”, thotë, Hasani drejtor i S.M,Q,SH. “8 shtatori”, Shkup. Nëse do të kishim përkrahjen e ministrisë së Arsimit shkolla jonë ka shumë objekte në pronësi të saj, kështu që nëse objektet do të jepeshim me qira atëherë, thotë drejtori Hasani, me vetë financim do të rrisim bursat për të gjithë semimaturantët që do të vendosnin të regjistrohen në shkollën tonë që tani për momentin është 2000 denarë,.
“Në pronësi të shkollës ekzistojnë disa objekte që më parë me qira i kanë përdorur kolegji “Jahja Kemal” dhe “Euro-Ballkan”.
Për momentin mbi 4 objekte shkollore të pajisura komplet me inventar janë të zbrazëta. Po ashtu të gjithë nxënësit që jetojnë në qytete të ndryshme të Maqedonisë zgjedhin shkollën tonë neve ju ofrojmë vendosjen në konvikt falas që është në pronësi të shkollës gjegjësisht disa metra larg shkollës. Kushti i vetëm që nxënësit të fitojnë të drejtën e bursës prej 2000 denarëve është të kenë të mbaruar shkollën fillore me sukses shumë të mirë dhe të shkëlqyeshëm”, thotë drejtori Kenan Hasani.
Edhe profesori Muhamet Curri inxhinier i makinerisë shprehet se problemi nuk qëndron se nuk dëshirojnë nxënësit të regjistrohen në këtë shkollë por se shumë pak prindër apo nxënës janë të informuar se shkolla profesionale “8 shtatori” prodhon kuadër profesional që i mungon tregut të punës në Maqedoni.”Kemi shumë kompani të huaja që vijnë në këtë shkollë dhe kërkojnë nxënës të gjitha profileve që ndjekin vitin e tretë apo të katërtin dhe të shkojnë të ndjekin praktikën në këto firma dhe më pas t’i njëjtit t’i punësojnë. Mirëpo kur kërkojnë që numri i nxënësve të jetë nga 50 deri më 100 nxënës të kuadrove të ndryshme në nuk jemi në gjendje t’i përgjigjemi kërkesave të tyre jo më shumë se 15 deri më 30 nxënës”, thotë profesori Curri. Autoteknika mekatronika thotë profesor Curri është një ndër prej drejtimeve më të reja që përshinë mekanikën, elektonikën dhe informatikën. “Të gjithë e dimë se çdo makinë sot funksionon nëpërmjet mekatronikës. Kështu sot në Maqedoni kemi një numër të madh të kompanive të huaja që kanë hapur fabrika për prodhimin e pjesëve elektronike të makinave. Edhe kompanitë vendore kanë nevoja të madhe për kuadër të këtillë profesional. Prandaj secili nxënës që do të zgjedh këtë drejtim në shkollë në të ardhmen e ka të sigurt vendin e punës pas përfundimit të shkollës së mesme”, thotë Muhamet Curi inxhinier i makinerisë .
NXËNËSIT DUHET TA NDJEKIN PANAIRIN E INDUSTRISË MAKINERIKE
Profesori i mekatronikës Gazmend Zajmi thotë se me datën 17-18.05.2019. (e premte dhe e shtunë), në lokalet e shkollës sonë, prej orës 10-17 , do të mbahet panairi i biznes-shoqërisë së industrisë makinerike nga kompani të ndryshme nga gjithë shteti, ku do të bëhet prezantimi i prodhimeve dhe teknologjisë bashkëkohore. Në këtë panair i pranishëm do të jetë edhe zëvendës kryeministri për Çështje ekonomike Koço Angjushev.
“Prindër, nxënës, adhurues të makinerisë, urdhëroni na viziton dhe njoftohuni me mundësitë që i ofron shkolla jonë së bashku me kompanitë më të suksesshme në shtetin tonë”. Për këtë vit shkollorë, shkolla e mesme profesionale “8 shtatori”, ka publikuar konkursin për pranimin e nxënësve në drejtimin profesional të makinerive që zgjat katër vite dhe at profili teknik i makinerisë, teknik makino-energjetik, teknik për udhëheqje kompjuterike dhe autoteknik mekatronik.
“Gjithashtu i hapur është dhe konkursi për pranimin në drejtimet si përpunimi i metalit, saldues. instalues i linjave gypor edhe instalues i ngrohjes dhe klimatizimit. Është absurde që për çdo ditë të dëgjojmë ankesat e kompanive vendore dhe të huaja se kanë mungesë të këtyre profileve. Pra tani kanë mundësi të artë që të rinjtë për tre vite shkollim të fitojnë aftësitë e tyre, të njëjtëve tu sigurojmë vend të duhur të punës në vendin tonë, me pagë konkrete që mos të ikin jashtë vendit”, thotë profesori Gazmned Zajmi. Profesori Zajmi sqaron se
Mekatronika është lëndët profesionale gjegjësisht bazat e elektroteknikës, matjet elektrike, materiale dhe komponent elektrike, vizatim teknik me dokumentacion, bazat e mekanikës teknike, bazat e elektronikës, mekanika precize, bazat dhe sistemet të automatizimit, teknika e rregullimit logjik që programohet ( PLC ), pneumatika dhe hidraulika dhe elektronikë digjitale. (koha.mk)