Shkup, 19 prill – Shkolla e mesme profesionale e Qytetit të Shkupit “Marija Kiri Sklodovska” ka nisur me aktivitetet për prezantimin e drejtimeve të saja nëpër shkollat fillore, informon Koha. “Nga sot filloi prezantimi para semimaturantëve të shkollave fillore për drejtimet që i ofron shkolla jonë. Prezentuam në shkollat fillore “Bedri Tahiri” (Sfillare), “Bajram Shabani” (Kondovë), “Drita” (Rashçe-Kopanicë), “Jashar Bej Shkupi” (Çair), “Imri Elezi” (Çair), “Panajot Ginovski” (Butel), “Zhivko Brajkovski” (Butel). Interesimi i nxënësve për tu regjistruar në shkollën tonë ishte në nivel të lartë. Ditëve në vijim do të vazhdojmë me prezantimin në shkollat tjera fillore”, informojnë nga shërbimi për informim të opinionit publik të kësaj shkolle.