Shkup, 25 tetor – Kryetari i ri i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov sot e ka marrë funksionin nga kryetari paraprak Koce Trajanovski dhe tha se prej nesër fillon me zgjidhjen e problemit të ajrit të ndotur dhe kaosit në trafik. Ai u falënderua ndaj qytetarëve që kanë votuar për ndryshime. “Fitorja paraqet obligim të madh, do të punojmë në mënyrë transparente në konsolutim me qytetarët dhe organizatat qytetare”, tha Shilegov. Trajanovski gjatë dorëzimit të funksionit iu falënderua gjithë atyre që votuan për të. “Faleminderit gjithë ato që votuan për mua, që e njohën mundin tim dhe rezultatet e mia. Shilegovit i dëshiroj që gjitha që i ka premtuar ti realizoj dhe ti përfundojë disa nga projektet e nisura. Unë nuk kam larguar askënd, Shilegovi duhet ti shfrytëzojë kapacitetet e administratës së qytetit”, tha Trajanovski pasi e dorëzoi funksionin.