Leah Cambridge, 29 vjeçare nga Leeds, ka vdekur në spitalin Elite Aftercare në Izmir, ku shkoi për të bërë operacion plastik, transmeton gazetametro.net. Cambridge thuhet se i’u nënshtrua një operacioni për t’i formësuar të pasmet, që bëhet duke transferuar yndyrën nga stomaku.
Ende nuk dihet se çka shkaktoi vdekjen e nënës së tre fëmijëve, por besohet se menjëherë pas operacionit ndodhën disa komplikime. “Do të doja që kjo të ishte një ëndërr e keqe. Dy ditë më parë isha i lumtur, tani jam një njeri i thyer dhe kështu do të jem gjithmonë. Jam shumë i lënduar dhe ky është vetëm fillimi. Jeta ime është shkatërruar”, ka shkruar burri i saj, Scott Franks.
Sipas një studimi në Britani, një në 3000 persona vdes nga kjo procedurë e famshme. Ndërsa, doktorët kanë paralajmëruar se është mirë që para nënshtrimit të këtyre operacioneve të hulumtohet rreth tyre dhe efekteve që shkaktojnë ato./gazetametro.net