Është ndër të paktët shqiptarë që ka mbërritur të ngjitet në majën më të lartë në Afrikë, në Kilimanxharo. Kastriot Faci nga Shkodra, arriti që për 5 ditë më radhë të udhëtoj drejtë kësaj maje në 5,895 metra lartësi mbidetare. Pasioni i tij për sportin ka lindur që në fëmijëri, si një ish sportist i gjimnastikës, tashmë ka zbuluar pasionin e ti të ri, atë për natyrën. Ai flet për aventurën në majën më të lartë të kontinentit afrikan, duke bashkëngjitur foto vërtet interesante.
Iniciativa
Pesë vitet e fundit më ka rastisur që të udhëtoj drejtë Afrikës për shkaqe pune, dhe sa herë që shija Kilimanxharon më rritej dëshira që të arrija deri në majën Uhuru në 5895 metra lartësi mbidetare. Iniciativës time u bashku edhe një shkodranë tjetër, Kujtim Gerdoçi dhe dy alpinist nga Kosova. Një ditë ishte aklimatizimi, një procedurë më se e domosdoshme, kërkohej përgatitje shumë e madhe, pasi mali Kilimanxharo është më i larti në botë ku ngjitja bëhet pa asnjë mjet ndihmës.
Kurioziteti
Në një nga pikat e pushimit ku personat që na shoqëroni përveç guidave ishin edhe persona tjerë, u ndaluam të pushojmë dhe në mensën ku po ushqeheshim shihja shumë minj. I pyeta se pse nuk i asgjësoni Johni, një nga guidat më thotë, kjo zonë është e mbrojtur dhe ligji të dënon njëlloj sikur të vrasësh një elefant po vrave një mi. Çdo gjallesë është e mbrojtur në Parkun Kombëtar të Kilimanxharos. Në një moment në pikën e quajtur Kibo pata shumë probleme, më ishte bllokuar gjoksi dhe nuk e dija se ç’po ndodh me mua. Ajri për shkak të presionit atmosferik, nuk arrinte të dilte nga mushkëritë as nga goja dhe as të shkonte në stomak. U frikësova vërtetë. Ecja nëpër xhungël ishte mahnitëse, pamje të cilat jemi mësuar ti shohim vetëm në filma. Majmun që të shoqëronin gjatë gjithë shtegtimit, zvarranik që të ndërpritnin rrugën. Mrekulli. Për një ditë kemi ecur në shkretëtirë malore, ku çdo gjë ishte e thatë, ecja ishte shumë e ngadaltë, për shkak të ajrit të pakët. Guidat na thoshin që të mos flisnim gjatë ecjes dhe mendja të na shkonte vetëm tek gjërat e bukura. E bëra këtë udhëtim pasi doja që pa mbushur moshën 50 vjeçare të arrija në majën e Kilimanxharos. Në dhjetor kam ditëlindjen.
Guida
John dhe Kenedi, ishin të mrekullueshëm, kishin një pasion për punën që bënin. Informacioni që ata kishin ishte i jashtëzakonshëm. Flisnin anglisht rrjedhshëm. Gjatë rrugës kudo ku shihnin letra ato I mblidhnin dhe I vendosnin në çantat e tyre. E bëjmë për pasardhësit tonë. Këtë që e kemi ne duhet ta ruajmë, shpreheshin ata.
Kthimi
U kthyen përmes aeroportit të Podgoricës dhe sapo doganierja na pa me çanta të mëdha, kujtoj se jemi tregtarë që kthehemi nga Stambolli. Na urdhëroi të hapnim çantat, sapo nisem ti hapnim, na pyeti ku keni qenë. Në Kilimanxharo iu përgjigjem! Ajo tha, bravo, edhe ky zotëria me gjithë këtë bark të madh ka arritur të ngjitet në Kilimanxharo. Bravo dhe na la të kalonim pa asnjë kontroll. (konica.al)