Artist i përmasave kombëtatre, Shkodran Tolaj, është bërë emblemë e pashmangshme e vlerave muzikore te ne. Paraqitja e tij asnjëherë nuk ndodhë pa ndonjë shkas dhe ka diçka dramatike në hapat e tij në skenë, teksa në vëmendjen e publikut sjell ndonja fabulë historie, apo ndonjë personalitet me statuspavdekësisë.
Pas këngës së suksesshme të 10 vjetorit të shtetit të Kosovës, që u promovua në vigjilje të 17 shkurtit, duket se artisti Shkodran Tolaj nuk ka të ndalur. Ai gjithnjë e më tepër po vjen në shprehje si vokal dhe artist i fuqishëm, duke u dëshmuar se di të jetë artist i datave dhe përvjetoreve të mëdha. Ka përzgjedhur pikërisht 5 marsin, 20 vjet nga fillimi I luftimeve Në Drenicë dhe sulmi që iu bë familjes së komandantit legjendar Adem Jashari që të sjellë këngën e re premierë, realizuar me videoklip.
Por nga ky artist mbahen mend balada “Njeriu” dedikuar presidentit Rugova, më pas dy këngë të fitores së Kërcovës “Shqipet e Uskanës” dhe “Kërcovari” si dhe kënga dedikuar dhjetë vjetorit të shtetit të Kosovës “Gjaku I Kastriotit” që u publikua në vigjilje të 17 shkurtit. Por, ai nuk u ndal me kaq. Pikërisht më 5 mars në 20 vjetorin e “Epopesë së UCK-së” ai vjen me një projekt shumë profesional i cili sjell figurën e heroit legjendar Adem Jashart, simbolit të qëndresës dhe krenarisë kombëtare.
Duke dashur që figura e legjendarit të ngritet në piedestal, Tolaj ka vendosur që kënga ti takojë stilit të artit elitor-klasikes, e mbi këtë bazë muzikore edhe teksti i shkruar nga Ilir Shaqiri, orkestrimi nga Damir Imeri. Orkestra e përbërë nga 50 instrumentistë i kanë dhënë ngjyrat institucionale kësaj vepre.
Një pjesë e xhirimeve të videoklipit janë realizuar në Prekaz, pikërisht në kompleksin memorial “Adem Jashari” ku artisti na paraqitet me uniformën ushtarake të Kosovës dhe dy flamujt, atij të Kosovës e Shqipërisë, simbole këto që tregojnë se shqiptarët janë të pandashëm.
Pjesa e dytë e xhirimeve është kryer në Shkup, në studion franceze, pranë TVM-së.
“Heroi I zmerës sime” dedikuar marsit të madh dhe legjendarit Adem Jashari, tashmë një vepër e realizuar enkas nga artisti Shkodran Tolaj, mund ta ndiqni edhe në kanalin “Arkiva”.”Heroi i zemrës sime” dëshmon se Shkodran Tolaj, është artisti i përvjetoreve të mëdha.