Pas lansimit të suksesshëm të modeleve Kodiaq dhe Karoq, prodhuesi çek dëshiron të zgjerojë në ofertë SUV/crossover në klasën Seat Arona. Modeli i ri do të arrijë në treg në vitin 2019 dhe Shkoda synon ta ofrojë në shkallë globale, para se gjithash për blerësit në Kinë dhe Evropë. Kur bëhet fjalë për dizajnin e jashtëm, pritet që fabrika të mos heqë dorë nga pamja aktuale e gjeneratës më të re të Shkodës, përfshirë edhe modelet SUV, Kodiaq dhe Karoq. Në planin mekanik aty është edhe platforma e besueshme MQB A0, të cilën e përdorin modelet siç janë Volkswagen Polo ose Seat Ibiza. Sa i përket motorit, në ofertë janë tre motorë benzinë dhe dy me dizelë. Modeli bazik pritet të ketë njësinë me tre cilindra 1.0 litra me 95 kuaj fuqi, ndërsa në ofertë është edhe versioni më i fuqishëm i të njëjtit agregat me 115 kuaj fuqi. Ata që dëshirojnë më shumë kuaj fuqi, mund të përcaktohen për motorin me katër cilindra 1.5 TSI me 150 kuaj fuqi. Sa i përket dizelit, në ofertë janë dy motorë me 1.6 litra me 95 kuaj fuqi, përkatësisht 115 kuaj fuqi