Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Durrës. Një 49-vjeçar është plagosur ku shkak është bërë shkëputja e krahut të vinçit të një betoniereje.
Blutë e Durrësit bëjnë me dije se shtetasi me iniciale P.D., është lënduar nga shkëputja e krahut të viçit, ndërsa fatmirësisht është transportuar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor kanë zbarkuar në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.09.2019, në lagjen Nr.5, Durrës gjatë punës është shkëputur krahu i vinxhit të betonieres për ngjitjen e betonit në katet e larta dhe është lënduar një punëtor, shtetasi P.D., 49 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.