Shkup, 3 maj – Xhiroja e 31 e Ligës së Parë të Maqedonisë, ka sjell rezultate të papritura. Shkëndija ka vazhduar me paraqitjet e dobëta nën drejtimin e trajnerit Tomas Brdaric. Pas barazimit 1:1 me Shkupin javën e kaluar, kuqezinjtë kanë humbur nga Pobeda me 1:0. Ka barazuar lideri aktual Vardari përballë Bregallnicës 3:3, ndërsa përkundër epërsisë me 0:1, Renova me përmbysje ka mundur Shkupin e 2:1. Për djemtë e trajnerit Qatip Osmani është një fitore e rëndësishme duke marr parasysh se Rabotnicki dhe Pelisteri kanë barazuar 1:1. Me këtë fitore Renova tani ka 45 pikë aq sa ka edhe Pelisteri, dhe katër më pak se Rabotnicki. (koha.mk)
Rezultatet:
Bregallnica – Vardari 3:3
Mkd. Gj.P. – Sileksi 0:1
Pobeda – Shkëndija 1:0
Rabotnicki – Pelisteri 1:1
Renova – Shkupi 2:1