Shkup , 22 nëntor – Është zhvilluar java e 25-të në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë në futboll, bën të ditur gazeta KOHA.
Kampioni aktual dhe lideri aktual Shkëndija, me fitoren e thellë ndaj Sileksit me 5-0 dhe me disfatën e Vardarit nga Rabotniçki, është shkëputur edhe më shumë në tabelën e klasifikimit dhe tani ka gjashtë pikë më shumë se Vardari, përcjell KOHA.
Shkupi nuk ka arritur të rruajë epërsinë prej 1-2 ndaj Makedonija Gj.P., dhe në fund u desh të pajtohet me një pikë.
Ndryshe, skuadra tjetër shqiptare Renova, në cilësinë e mysafirit ka pësuar disfatë prej 3-1 nga Bellasica.
Rezultatet:
A.Pandevi – Pobeda 2-1
Bellasica – Renovs 3-1
Mak.Gj.P. – Shkupi 2-2
Shkëndija – Sileksi 5-0
Vardari – Rabotniçki 0-1