Shkup, 2 qershor – Mbrojtësit shkupjan Mevlan Adili pas përfundimit të kontratës me ekipin e Bylisit, shumë shpejtë ka gjetur ambient të ri.
Burime të gazetës KOHA mësojnë se Adili ka arritur marrëveshje për tu rikthyer te ekipi i Shkëndijës nga Tetova.
Ndryshe, Adili pjesë e kuqezinjve ka qenë dy herë, ndërsa kjo do të jetë hera e tretë që mbrojtësi nga Shkupi do të veshë fanellën e skuadrës tetovare.
Kujtojmë që Adili gjashtë muajt e fundit ishte pjesë e skuadrës së Bylis me të cilët u bashkua janarin e këtij viti nga radhët e skuadrës ruse të SKA Khabarovsk, te e cila skuadër ishte transferuar pikërisht nga kampionati shqiptarë, nga radhët e Vllaznisë së Shkodrës.