Shkup, 17 qershor – Sot në selinë e UEFA-së në Nyon janë caktuar grupet preliminare para shortit të nesërm për raundin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës.
KF Shkëndija ka mësuar emrat e pesë kundërshtarëve të mundshëm për xhiron e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve, ndërsa ato janë: Kluzh nga Rumania dhe Ferencvaroshi i Hungarisë, Suduva e Lituanisë, Araratit i Armenisë dhe Nome Kalju nga Estonia.
FC Shkupi mund të përballet me Hapoel Ber Shevan e Izraelit, AEK Larnaka të Qipros, Domzhalen e Sllovenisë, Pjunikun e Armenisë, Sebail nga Azerbejxhani apo Buduqnost Podgoricën e Malit të Zi.
Akademia Pandev mund të luajë kundër Fehervarin e Hungarisë, Zrinskin e BeH, Shahtjor Soligorsk nga Bjellorusia, Nefçin e Azerbajxhanit apo Levskin e Bullgarisë.
Ndërkohë rival i Makedonija Gj.P. do të zgjidhet në mesin e Spartak Trnavën e Sllovakisë, Zhalgirisin e Lituanisë, Fola Esh nga Luksemburgu, Alashkert të Armenisë dhe Olimpia Ljubljana të Sllovenisë.
Shorti për Ligën e Kampionëve hidhet nesër në orën 12:00, ndërsa nga ora 13:00 në program është shporti për xhiron e parë eliminatore të Liga Europës.