Shkup, 2 prill – Ashtu sic ishte paralajmëruar, skuadra e Shkëndijës me lehtësi ka mundur Makedonija Gj.P. me 5-1. Hat-trik shënoi Megjedoviq, që është i pari në fanellën e Shkëndijës, ndërsa dy gola shënoi Besart Ibraimi.
Renova ka pësuar disfatë në Kratovë nga Sileksi me rezultatin e thellë 3:0. Me këtë fitore Sileksi vazhdon të kërcënon pozitën e pestë, e cila tani i takon Pelisterit.
Shkupi me golin e Bajramit në minutën e 19 arriti fitore ndaj Pelisterit me 1-0.
Vardari nuk lejoi befasi dhe me 2-0 mundi Rabotnickin në derbin lokal. Kojasheviq dhe Nikollov ishin autor të golave për kuqezinjtë. (koha.mk)
Rezultatet:
Vardari – Rabotnicki 2-0
Shkëndija – Mak.Gj.P. 5-1
Shkupi – Pelisteri 1-0
Pobeda – Bregallnica 0-0
Sileksi – Renova 3:0
Tabela: Vardari 56, Shkëndija 50, Rabotnicki 39, Pelisteri 36, Sileksi 34, Renova 31, Shkupi 25, Pobeda 21, Mak.Gj.P. 16, Bregallnica 13