Shkup, 14 mars – Shkëndija dhe Renova kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në futboll. Edhe pse krijoi më shumë raste për gol, lideri aktual në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë në fund u desh të pajtohet me rezultatin e barabartë, ndërsa të përzgjedhurit e trajnerit të Renovës, Vllatko Kostov, u treguan të shkathtë, shënuan një gol, dhe më pas u përqendruan në mbrojtje, duke e rruajtur me sukses deri në fund.
Golin për Renovën e shënoi Stojanovski, ndërsa për Shkëndijën Emini.
Me këtë rezultat ku Shkëndija kushtimisht ishte nikoqir, më të kënaqur mbetën futbollistët e Renovës, të cilët më 11 prill do të hynë me një epërsi minimale, pasi me 0-0 do të jenë pikërisht ata që do të plasohen në finale.
Në përballjen tjetër, Pelisteri me përmbysje ka mundur skuadrën e Akademia Pandevit dhe në Strumicë do të udhëton me epërsi prej 2-1.