Shkup, 1 mars – Përballja e xhiros së 22-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Pobedës do të luhet të shtunën në Tetovë me fillim në orën 14:00 bëjnë të ditur nga Zyra për Marrëdhënie me Publik e KF Shkëndija, transmeton gazeta KOHA.
“Në vend të orarit paraprak që këtë përballje e poziciononte për të dielën, takimi është zhvendosur për 24 orë me kërkesë të stafit teknik që planifikon të ketë një ditë më shumë për tu përgatitur për ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë kundër Vardarit, e cila në program është të mërkurën e ardhshme (7 mars) në Tetovë”, thonë nga klubi tetovar. Cekim, kuqezinjtë kanë 11-të pikë më shumë se Vardari dhe janë në rrugë të mirë që të fitojnë titullin e dytë në historinë e saj.