Shkup, 15 qershor – Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve. Kampioni i Maqedonisë së Veriut Shkëndija nga Tetovs në xhiron e parë do të përballet me kampionët e Sllovenisë, NS Mura.
Do të jetë kjo hera e parë që këto dy skuadra do të luajnë mesveti në arenën ndërkombëtare. Ndeshjën e parë kuqezinjtë do ta luajnë si vendas me me 6 ose 7 korrik, ndërsa një javë më vonë do tgë jenë mysafirë të NS Mura.
Në rast eliminimit që në raundin e parë, Shkëndija do të vazhdojë garat në raundin e dytë eliminatorë të “Europa Conference League”, ndërkohë për të arritur deri te garat e Liga Europa, Shkëndija do të duhet të kalojë të paktën raundin e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve. (F.N)