Shkup, 11 janar – Besart Ibraimi nuk lëshohet nga Shkëndija, nëse Tirana nuk paguan për kartonin e lojtarit, njofton “Panorama Sport”, përcjellë gazeta Koha.
Mësohet se skuadra nga Tetova ia ka bërë të qartë Tiranës dhe lojtarit që marrëveshja prishet, nëse klubi shqiptar nuk paguan klauzolën e largimit nga ekipi shqiptar i Maqedonisë së Veriut.
Burime pranë skuadrës bardheblu bëjnë me dije se lojtari ka negociuar me skuadrën e tij, por ende nuk është bërë asgjë. Tirana i ka afruar një kontratë shumë të mirë Besart Ibraimit, por bllokada vjen nga Shkëndija.
Presidenti Halili deri para bllokimit të merkatos e kërkonte me ngulm lojtarin.